Katër sênde

(Prej A. Petöfit).

N’kopsht ti lule ke sa t’dush,
Pylla plot me zogji âsht mbush,
Qielli hyj mban me miljon,
Djali ka nji vash qi don.

Zogu kndon; lulja lulzon;
Hylli boten mbar ndritson;
Vajza kndon, lulzon, shkëlxen…
Jet të re në zêmër t’bjen.

Lulet thahen e mbarojn;
Hylli zbehet; zogjt kalojn;
Veç ti mot nuk njef as zi,
Moj e knaqshmja dashunië!

Pjesa e radhës
Lules s'ême