Ngadal tek nis e vje prêndvera,
E prap ç’do bim po nis m’u njall;
Prap lulet marrin ngjyr të blera,
Na mbushin plot me shpres e mall.
Në t’gjith ket gzim qi ka natyra,
Në t’gjith ket knaqje pa tregim,
Moj lule ty s’do t’qeshet ftyra,
Nuk do t’më mbushish prap m’shpresim?
A thu për mu ti s’ke me çilun,
Moj lule shkreta plot me er?
Nër fletat t’uja s’ke m’e mshilun
Edhe ket zêmren t’ême t’mjer?
Hil Mosi