Dashtnia e veshkun

Fort mir e di, se na nji hera
Nuk ishim kshtu si jena sot! —
Kjo zêmër m’nji shpreson e mjera,
Asnji dobië — ç’do shpres âsht kot! —

Dy zêmra kshtu kaq shpejt do t’dahen,
Në dashunië për pa u ngî?
N’prêndver dy lule si munt t’thahen,
Pa pritun dimnin qi me i ngrî?

Kaq shpejt dashtnia duhet t’ftohet,
Ç’do fjal prej zêmret t’hidhet shqim?
Si mundet t’gjith kaq rrept t’coptohet,
Ç’do gzim e vaj m’u tret n’harrim?

Tek ikne ândrrat dashunore
Edhe djelmnia plot shpresim!
Nuk m’mbeti mâ n’ket bot mizore,
Veç se nji jet me plot dëshprim!

Pjesa e radhës
Pvetje e përgjegje