Pvetje e përgjegje

Shum her prej mejet ke dishrumun
M’e dit përse kaq shum kam ndrru,
Sikur nji her pse s’jam i gzumun,
Por jam n’idhnim e krejt hutu,
E kaq n’vetvehte kam ndryshumun.

Përse ksisojit un kam mbetun,
E di çdo zêmer mbet e mjer;
Mjafton vetvehten ti m’e pvetun:
Përse s’e du, sikur nji her?
E shkakun vet ti ke m’e gjetun.

Pjesa e radhës
Mot' i ri