Mot' i ri

1911

Edhe sot po shkon kjo vjet,
Plot me mall e me dyshime;
Neser sjell nji tjeter jet
Nër kujtime.

T’gjitha vojtjet po i mergoj,
Du të mbushem plot shpresime;
T’motit vjeter do t’harroj
Sa idhnime.

Du qi moti n’qetësië
T’jet, por pa rrenkime;
Ktê munt t’m’a ap veç nji dashtnië;
Lulja e ime.

Pjesa e radhës
Ganxhes së shdeshun