Ganxhes së shdeshun

Ti je krejt si nji ganxhe.
E bukur, t’gjith lulzim;
Si ti nuk gjindet shoqia,
Ti mu më mbush plot gzim.

Nji ngjyr’ aq fort e kândshme,
Sa fort te sbukuron!
Mjaftoj nji her me t’kqyrun,
E zêmra e ême vlon.

Tuj frymun letas era
Ngadal âsht ty kah t’lot,
Ti flet i ke krejt mbyllun,
Prandej përpiqet kot.

Por mshil me i mbajt nuk mujte
Ato të bukrat flet,
E n’nji shpejtim i çile,
Tuj marr nji tjeter jet;

E sa prap era fryni,
T’i hodhi flett me t’shpejt,
E ti moj lule shkreta
N’mjerim u sdeshe krejt!

Moj ganxhe, ganxhe ngrata,
Se ç’je ti tuj m’helmu!
Ç’at dit qi je e thamun,
Për ty jam tuj vajtu!

Pjesa e radhës
Kujtim dashurije