S’të ardhi pak liksht «lamtumir» kur me the?
S’vajtove ti ndofta at ças që më le?
Shpirti i im, se sa më le në mallëngjim!
M’u largov’e ike larg, atje në mergim.
Fort larg ti ke ikur, fort larg po jeton,
Kto pyje e male ti më s’i kujton.
I harrove ti të tëra ndofta sot,
S’i kujton sikundër i kujtove një mot.
Hil Mosi