Ata më kan mundumun,
Kaq sa mâ keq nuk ka,
Me anen e zêmrës njêna,
E tjert tuj mos dasht me m’pa.
Dhe buken m’a kan helmatisun,
Helmumun m’a kan dhe ujt:
Ajo me dashtniën e eger,
E tjert si ata kan mujt.
Ajo, qi mu mâ t’shumten
M’mundoj, m’idhnoj, m’turblloj,
Ajo kurr rând s’m’ka pasun,
Nonse kurr mu s’m’dashtnoj.
Hil Mosi