Njimênt ti mu me je largumun
Moj bukuroshe ty s’t’kam mâ?
Edhe tjngllon nër vesh të msumun
Sejcila fjal, sejcili zâ.
Sikur udhtari sa n’mjes t’ngrihet—,
Mî pêm aj kot m’e pa kerkon
Nër deg bylbylin qi nuk shihet,
Q’ati mî kry me mall i kndon:
Kështu dh’un shtymun nga dashtnia,
Un tuj t’kerku gjitkah po rri;
T’gjith kohen t’thrasin kângt e mia;
O, kthe moj mike, kthe për s’ri!
Hil Mosi