Humbja e par

(Prej Goethes)

Kush m’i kthen mu ditt e para,
Kur dashtnin në zêmër ndjeva?
Kush m’a kthen nji her të vetëm
T’âmbles koh në mu për s’ri?

Un me vojtjen t’ême mbetëm,
Dit për dit po m’çilet varra
Tuj kujtu at fatbardhsië.

Kush m’kthen t’bukrat ditt e para,
T’âmblen koh në mu për s’ri?

Pjesa e radhës
Djali e vjollca