Dich sah ich, und die milde Freude
Floss von dem süssen Blick auf mich;
Ganz war mein Herz an deiner Seite
Und jeder Atemzug für dich.T. Körner.
Kur ty të pash për t’paren hera,
M’u duke Div plot bukurië,
E shtati i yt m’u gja prêndvera,
Plot lule vesh me hijeshië…
Si t’paren her, njashtu n’at mnyr
M’shkëlxen gjithmon e ytja ftyr.
Gjithmon at pamje aq të rrallshme
Përpara mejet un e shof,
E ftyren t’ânde aq t’përmallshme,
Njashtu si t’paren her e njof.
N’kujtim e n’zêmer ndry kam ty,
Njashtu, sikur të shof nër sy.
Edhe si sot un kam n’kujtime
Dashtniën e par diftu me shkrim,
Në t’cilin un plot përmallime
T’a hapa zêmren t’ême shqim,
Tuj t’çfaq me an të vjershësiës
Të gjitha t’ndîmet e dashtniës.
At nât përpara se t’mërgohem,
Gjithmon të gjall e kam nër sy,
Kur mu m’u lutshe mos t’largohem,
Me lot idhnimin t’ânt tuj shfry;
Mandej u rrokme t’dy tuj fshâ,
E zêmrat folne pa bâ zâ —
Njashtu ç’do ças n’kujtime t’mia
At nât gjithmon e kam të gjall,
Kur ndry mâ s’mujt me ndêj dashtnia
E u qafueme t’dy me mall,
E nji e puthun pa mbarim
Kje dhân prej shpirtit plot dishrim.
Nevoja s’âsht qi n’gjuh vjershsore
M’e qit dashtniën qi mbahet ndry,
Nbasi në t’amblen gjuh dashtnore
M’a pae në zêmer, n’buz e n’sy.
Ça mshehet n’gjuh të vjershësiës,
Tregohet n’lotët e dashtniës.
Hil Mosi