Mshehtësië

Ti kurr m’e dit nuk ke,
Kot je tuj u mundu,
Se kurr nuk ke m’e ble,
A thu un ty të du.

Kot je i dashtni djal,
Kah bân gjith at mundim,
N’ç’do t’kqyrun e n’ç’do fjal
M’e dit ket ziarmin t’im.

Gjithmon ket mshehtësië
Un kam m’e mbajt me ty;
Mos m’pvet për dashunië,
Se s’kam me t’a rrëfy!

Tri vjet un t’a kam mblu
Dashtniën qi kam për ty,
Dhe n’kjoft q’un ty të du,
Dashtniën kam m’e mbajt ndry!

Pjesa e radhës
Larg tejet