Njiktu afer kti burrimit,
Qi emnohet «Uj i mir» [1],
Un nder mênt te tî jam shqimit
E t’kujtoj moi xhevahir.
Gurgullimin tuj e ndîmun,
Un te ti me mênt kam shku:
N’at shpië t’njoftun mbrênd kam hîmun,
Ku ti pjanon je tuj msu.
Prane pianos jam tuj pamun
T’dashtnin plak, kah ty t’ndigjon,
Kur nji ramjes ti tuj ramun,
«Tu ne le sauras» këndon.
E n’nji skâj m’nji tuj punumun,
T’dashtnen nânen t’ânde njof;
Mandej zgjohen krejt pikllumun,
Kah vetvehten vetem shof.
Dobro Voda, afer Virit, në Mal të Zi. ↩︎
Hil Mosi