S’jam jo mâ sikur nji hera,
Plot dëshir e plot knaqsië;
As djelmnia as prêndvera
S’kan, jo, s’kan në mu vjeftsië!
Ishe mbush nji her n’shpresime,
Plot dashtnië e plot gëzim;
Sot mjerisht jam mbush n’dyshime,
Plot me vojtje, plot dëshprim.
Ndryshe mu m’u dukte bota,
Kur un s’ishe kshtu n’ket mndyr;
Sot i shof të gjitha t’kota,
M’duket t’gjith ka ndrrumun ftyr.
N’kjoft qi vojtja do t’më shduket,
Me dyshim e me shkretnië;
Ah, ather për s’ri do t’m’duket
Bota mbar plot lumtësië!
Hil Mosi