Nji gzim i çartun

Me ardh me t’pa më shtyni mu mallimi,
Por veç mjerisht në shpië un ty nuk t’gjeta;
E sa nuk t’pash nji kaq m’u pre t’gjith gzimi
Njaq sa sikur nji trup i ngrîm krejt mbeta.

Kot ty shpesh her t’kerkoj i êm veshtrimi!
Kot afer t’lypte ty kjo zêmer shkreta! —
Ather në shpirtin t’êm u njall idhnimi,
Kaq sa me mênt e mia faret treta!

Me t’shpejt atje te ti me shkoj kujt’mi
Me zemren an e kan t’pershkume m’zhgjeta,
E dola jasht, se s’mlête t’qet helmimi!—

Kto mênt e mia t’bâme shqimit t’leta,
Nuk m’lâne t’qet, e shpesh me xû turbllimi,
Sa t’gjith at nât un kurr nji ças nuk fjeta.

Pjesa e radhës
Vegim dashtunije