Në do t’a dish, a thu të du,
M’i pvet nji her kto buzt e mia,
E ty kto kan me t’a diftu,
Sa âsht e gjall dashtnia.
Ti do t’i shifsh si jan krejt tha
E shpres për ta nuk mbeti!
Ti pra prej tyne ke me pa,
Se s’jan të lidh’ na njeti.
Në do t’a dish, a thu t’dishroj,
Shikjo nji her ket zêmren t’ime,
E ke m’e pa se sa rrênkoj,
Për kto të mdha dyshime!
Në do t’a dish për pa dyshim,
A thu un ty jam tuj t’dashtnumun,
Mi syt e mi hidh nji veshtrim,
E shif sa jan t’dishrumun!
Hil Mosi