Dashunië e mshehtë

Zêmra e ême ty të don,
M’gjan dhe te ti se po m’don mu,
Veç guximi na mungon,
Shoqishojt t’i thom të du.

N’ç’do të kqyrun, n’ç’do fjalim
Dashuniën të dy tregojm,
Veç sheshit nuk kem guxim
Ti, as un qi t’a diftojm.

Kshtu dashtniën p’e shof të vshtir…
N’shum kujtime mu m’ka qit!
Un nuk kam asnji dishir,
Veç qi m’don shëgur m’e dit.

Se ather un kur t’a di,
Se ti m’don, si un të du,
Un ather dhe t’kishe zi,
Un do t’ishe tuj u gzu.

Pjesa e radhës
Syt e dashtnores