Prej së largut

Ah, sûndte, sa dishroj
Te ti me ardh m’u n’gî!
Mî fush e mal t’kaloj,
Fluturi n te ti me mrri;
Në prêhen tuj t’pushu,
Me ty dashtniën m’e gzu!

Ah, sûndte, ç’nat e qet!
Hyjt n’qiell tek jan tuj ndrit,
E hâna rrexe — zbet
Po lshon nji t’kândshme drit;
E era let flladon…
E zêmra ty t’kujton!

Un tuj të pas n’kujtim,
Po m’gjan se jam aty—
Por ah, mjerim, mjerim!
Na jena larg të dy!
Ç’do nesh rrin e pëlset,
E zêmra zêmren thret!

Pjesa e radhës
Sa të du