Dishrim
T’dishroj, qi Zoti rrojtjen
T’a shtoft me t’mira shum,
Ashtu Aj ty dhe vojtjen
T’a ndrroft n’nji t’âmbël gjum.
T’dishroj, q’edhe e vshtira
Prej tejet u mergoft,
E sa dishron të mira
I Nalti ty t’i çoft.
Un ty jam tuj t’dishrumun
Nji ardhje krejt të qet —
Ather dhe un i gzumun
Do t’jen gjithmon n’ket jet.
* * *
Ktu n’kta rrështa ke me gjetun
Dashuniën qi kam për ty;
Gjall gjithmon kta kan me mbetun,
Kur t’i kndosh, do t’m’kesh nër sy—
* * *
Si vera, plot lulzime
E t’gjith në nji qetsië,
T’kjoft jeta pa nji t’zi,
E mir e plot nderime.
Hil Mosi