Bylbylit

Sa me gzim po je kah kndon,
Ti, o mbret i kângësiës!
Nat e dit ti kurr s’pushon,
Tuj i dhânun gzim gjithsiës.

Ti këndon, po, pa pushim;
Zêmren pesh tuj kndu m’a çon…
Un po vuj e kam idhnim,
Ti j’a thu e edhe gëzon.

N’kjoft se un kam qetësië,
E me gzim ti kângs j’a thu,
Ti ather m’ke ndez n’dashtnië
E ne zêmër m’ke përvlu.

Tash qi t’gjith âsht kah po flên
E n’qetsië âsht kah pushon,
Ti bylbyl aspak nuk mên,
Gzimin t’ânt tuj kndu difton.

Ah, dhe un po t’kishe gzim
Do t’u gzoshe bashk me ty,
E s’do t’rrishe n’kaq kujtim,
Nat e dit krejt mallëngjy!

Pjesa e radhës
Lulja e allit