Lulja e allit

(Muzika: Sah ein Knab ein Röslein stehn.)

Ah, moj lule, sa të du!
Mî t’gjith shoqe t’uja,
N’ngjyr të kuqe ke lulzu
Zoti vet t’ka zbukuru
Mî gjith shoqe t’uja,
Mori lule, lule all,
Shoqe e gjithkuja!

Por mjerisht moj lule e shkret,
Ti me fletat t’uja!
Dimni sa aj ka me mrrî
Ke m’u tha e ke m’u ngrî,
Ti me fletat t’uja!
E at’her, ti lule all
S’je jo e kërkuja!

Pjesa e radhës
Gjetun