Gjetun

(Prejë Goethes)

N’nji pyll un hîna,
S’kërkoshe gjâ;
Pse mbrênd u futa
Çudië m’u bâ.

Nên hije pash un
Nji lulze t’bler,
Si hylli ndritte,
Ish plot me er.

M’e kput kur deshta,
Kah un u kthy;
» Qi un të veshkëm
Po don me m’shky?»

Me rrâj e nxora,
E mora n’gji,

Në kopsht e çova,
Në t’bukren shpië.

Atê e molla
N’nji vênt të qet:
U mbush me lule
E plot me flet.

Pjesa e radhës
Vjollcave