Parathanje

Zêmëra zêmrës

Auktori

Ka shum kohë qi jam kah matëm për m’e shtypë njiket libër me vjersha dashtnore, edhe përpara se m’e vûe nên shtyp m’âsht dashtë shum herë me mêndue: A thue i ka ardhë koha, qi në Shqypënië të shtypet nji libër kësisojit, a por jo?! — Mâ në funt, tuj mêndue se letrësia âsht ajo, e cila i hapë rrugen njerziës në fushë të përparimit, vêndova m’e shtypë ket libër, i cili - pa dyshim - njerzve pa të ndîme mundet me i u dukë nji sênt tepër i ri, ose edhe ndoshta kundra moralit.

Larg gjykimit të njerzve të ftoftë, pa të ndîme e sheptikë, me këto vjersha dashtnore «Lotët e Dashtniës,» un nuk kam bâ tjetër, veç se me çfaqë zjarmin e nji dashtniës së vërtetë edhe të kullueme, tuj marrë liriën me i a qitë përpara njatyne zêmrave dashtnore, të cilat kanë me ditë mâ mirë me m’kuptue e me m’gjykue.

Këtu në ket liber jam i lumtun se mundem me botue edhe disa perkthime vjershash dashtnore të vjershëtorëve të njoftun e të permêndun, si Goethe, Schiller, Lessing Heine, Petöfi e tjerë qi të mbeten si nji kujtim e nji shêmbëll për letrësiën e re të Shqypniës.

Hil Mosi.

Shkodrë, me 27 Gusht, 1914.

Pjesa e radhës
Vjershës

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB