N'kujtim

Un n’kujtim jam tuj t’dërgumun
Kto dy lule prej Shqypniës,
T’cilat kan me t’a tregumun
T’flaktin zjarm të dashuniës.

Për kujtim kto lule t’çova,
Q’i kam mbledh me mallëngjim,
E me lot un j’u lutova
T’a diftojn ket zjarmin t’im.

Kur kto lule ke me pamun.
Mu të mjerin do t’m’kujtosh,
E, nonsè i shef krejt thamun,
Si n’kujtim për mu t’i mblosh.

Jan dy lule prej Shqypnijet,
Qi t’i rush me shum mallim —
T’dyja jan nji shêj dashtnijet,
Qi un ty t’i çoj n’kujtim.

Pjesa e radhës
Kujtim e mall