Kujtim e mall

Behüt’ dich Gott! es wär’ so schön gewesen! Behüt’ dich Gott! es hat nicht sollen sein!

Scheffel

Larg, i vetëm pa ngushllime,
Ku t’a gjêj at qetësië?
Kshtu do t’shkojn me shum dyshime
Kjo djelmnië.

Vetem, mbush me kaq mendime,
Pa gëzim e pa dashtnië,
Kshtu do t’shkojn me kaq idhnime
Kjo djelmnië

Sot, ku jan ato defrime,
Ajo koh plot âmbëlsië,
Q’i dishron kjo zêmra ime,
Kjo djelmnië

Ah, mjerisht kan ra n’harrime!—
S’di, a kthehen mâ per s’ri —
Do t’prêndojn me gjith kujtime
Me djelmnië.

Pjesa e radhës
Nji natë dashtnore