Nji nâtë mi Drî

Se sa nji nât dashtnore,
Se sa e qetshme shqim!
Tek fryn nji fllad i kândshem
E úji âsht n’rrafshim.

Nên gjith kto pêm të mdhaja,
Sanall’i êm pushon;
Mî kry me mall bylbyli
Nji kâng dashtnore kndon.

Permî sanall un pshtetun,
Defrej ket bukurië
E rri sikur i dejun
N’ket pamje plot dashtnië.

Qe thell âsht shtymun nata,
Del hâna rrexe zbet
E un me mênt e zêmer
T’e dashtuna kam tret.

Ajo n’ket koh e shkreta
Largimin t’êm vajton.
E mu ç’do lot i saji
Në zêmer thell m’pikon,

Ket pamje kaq t’permallshme,
Sa fort un e dishroi,
Qi ngjat dashtnores s’ême
Me tê un bashk t’a gzoj!

Pjesa e radhës
Të dejun dashtnijet