Nji ftyrë e dukëshme

(Mbas Heine).

Kur shkoj e bi me fjetun
Në gjum të nâts n’qetsië,
Perpara mejet m’duket
Nji ftyrë me plot dashtnië.

Sa syt t’i kemi mbyllun
E n’gjum un t’jemi fjet,
E shof prap rishtas n’ânder
At ftyr aq t’kândshm’e t’qet.

M’at ftyr në mjes un çohem,
Më gjan m’e pas ner sy;
T’gjith diten ajo pamje,
Në zemer mu m’rri ndry!

Pjesa e radhës
Dashunia