Ça zêmren t’êmë kshtu sot pesh ka çumun?
Pse sot qetsië nuk kan kto mênt e mia?
Ç’mos kurr pse mâ e re po m’gjan djelmnia?
E zêmra her âsht n’gzim e her hutumun?
P’e di mjaft mir, se jam dhe tuj provumun:
Në zêmer t’ême ndry âsht dashunia,
E n’mênde t’ême sillet fantazia,
Tuj m’lân n’dyshim e ka nji her të gzumun.—
Un kaq të flakt s’e pata kurr kujtumun!
E dishe t’vogël krejt sikur shkëndia,
Q’flakron nji ças, për s’shpejtit prap m’u shumun.
Por tash p’e ndî, se po m’a njef fuqia,
Qi n’trupin t’êm gjithnji vjen tuj u ndrumun;
P’e di se ç’âsht ajo; âsht «bukuria».
Hil Mosi