Nji ânderr e turbllushme

(Heine).

N’nji ânder t’turbullushme
M’u duk plot bukurië;
Sa e pash at ftyr aq t’kândshme,
U ndeza prap n’dashtnië.

Mî buz j’u duk nji t’qeshun,
Qi ishte plot mallim;
E syt e saj t’perlotshem,
T’a thershin zêmren shqim.

Dhe mu mî mollxa t’mia
M’pikune lott e mi,
E sot çudië më bâhet:
Si e bora at dashtnië?!

Pjesa e radhës
Shêj dashtnije