Ndrrim

Mâ nuk ndi at flak dashtnore
Aq të ndezun, aq të gjall;
N’vênt t’nji shprese fatbardhsore
Kam trishtim, dyshim e mall.

N’vênt t’nji shpresës qi m’ngushllovi
Zêmren t’ême plot gëzim;
Sot e mjera zêmër ndrrovi:
Kam trishtim, dishprim, dyshim —

Mâ nuk shof as syt të âmbël,
Tuj m’përshkumun zêmren krejt.
Dhe të kqyrnit s’âsht i dashtun,
Veç miksur, i hjedhun shpejt.

Ah, sikur un prap t’a kishe
T’motit t’vjetshëm veç nji her!
Sa i lumtun un do t’ishe,
Prap t’më dote si ather! —

Pjesa e radhës
Kujtim i fundshem