Kujtim i fundshem

Në pak koh prap do t’largohna,
Shoqishojt na kem m’u da;
Kush e di, a do t’bashkohna!
Kush e di, a kem m’u pa!

Në pak koh, moj zêmra e ime,
S’do t’i shof të bukrit sy
E do t’xîhen aq dishrime,
Qi në zêmer mbajta ndry.

Në pak koh e s’kam me t’pamun,
Per në zêmer kam me t’mbajt,
Sa kudo q’un kam me ramun,
Ti përpara ke me m’gjajt.

Ç’far do soj e soj mbarimit
Qi dashtnori do të ket,
Mâ e fundshmja fjal kujtimit
« Manushaqe » do të jet.

Pjesa e radhës
Lulja e ême