Naten

Hyjt e hâna lamparisin
N’qiell sikur të ishin shkndia,
E mbi t’bardhen bor kto shndrisin,
Tash qi n’gjum ka ra gjithsia.

Mu, n’ket koh me ik mêndimi
Shpejt te ti moj zêmra e ime;
M’hiqet t’ftofti, m’ik hutimi,
Ndezem flak e mbushem m’gzime.

Ti do t’jesh n’nji gjum të qetun,
Si nji engjell tuj pushumun,
E un m’udh n’ket t’ftoft kam mbetun,
E te ti me ment kam shkumun.

Pjesa e radhës
Atje