Atje

Larg, atje tek ato ara,
Prozhm’e pylla t’gjitha t’blera,
Prap atje sikur përpara
Un dishroshe dhe nji hera
Midis hijes s’pêmve t’mdha,
N’at vênt t’dashtun prap me ra.

N’at vênt, ku tuj gurgullumun
Bjen nji kru nên t’pêmve hije,
Shpesh atje e kam kalumun
Ndonji t’knaqshme or dashtnije;
So prandej me mall dishroj,
Veç nji her atje t’a shkoj!

Ah, atje n’ato kodrina,
Ku shpesh her mi 'ta kalova,
Ku me t’dashtnen zêmren shkriva:
Shpirt e zêmer permallova…
Edhe buzët gjith zjarmië
Çfaqne t’madhen dashunië!—

Po, atje n’ato blerime
Fluturim me shkumun doshe!
N’ato hije edhe flatrime,
Prap m’u gjet atje dishroshe!
T’rri me vashen përmallu
E t’më thon prap «ty të du!»

Atje n’od për an klavirit
Un dishroj nji her m’u gjetun,
N’drit të zbejshëm te nji qirit,
Kur ti kndon me zâ të qetun
Ndonji kâng plot dashunië
Dh’e përcjell m’nji melodië —

N’od, atje po afër tejet,
Sa dishron kjo zêmer mjera,
Prap të rrish ti prane mejet,
T’knaqëm n’dashunië nji hera,
E prap t’rrokna tuj këja,
Si at ças kur kjeme da!

Pjesa e radhës
Të puthunat