Të puthunat

(Mbas Catull-it).

O vash, lakmia
Të puthnat krejt
Na i numëron,
Prandej m’puth shpejt! —
Me mia mia…

Më puth ti mu
Edhe un ty,
Mos t’din lakmia
Me numëru
Sa t’puthi ty,
E sa m’puth mu!

Pjesa e radhës
Prej tejet m'vjen mirsia