Mos rri ngritas!

Mos rri ngritas lule mjera,
Se pse dimni t’shdeshi shqim
T’gjitha fletat t’uja t’blera,
Qi i kishe plot gjallim!

S’di se pse ti je tuj drashtun
E rrin pîtas t’gjith n’idhnim;
Aj qi t’desht âsht prap tuj t’dashtun,
Edhe sot qi je n’mjerim.

Mos rrî ngritas lule mjera
Edhe mbushu plot shpresim,
Se shpejt ka ma çil prêndvera
E do t’mbushesh plot lulzim!

Pjesa e radhës
Kundrejt shoqishojt