Kundrejt shoqishojt

T’gjith ket gzim e knaqësië
Un nuk di si m’e përmênd!
Kshtu ket t’folun plot dashtnië,
Qi na rrim bashk tuj kuvênd-

Na të dy, kur rrim kundrejt
E qillojm veç un e ti;
Na dishiret t’gjitha krejt
I bashkojm si t’ishin nji.

Un nuk di asgjâ ça flas,
Kur ngjat tejet jam kah rri;
Buzët qeshen plot me gas,
E tuj t’puthun s’di m’u ngi,

Un e ti, kur jena ngjet
Na të dy kem nji mêndim!
Shpirti, zêmra… t’gjith tek flet
Nji dashtnië qi s’ka mbarim!

Pjesa e radhës
T'kujtoj