Ah, ktu shpirtin me defry
Nên gjith kto pêm t’blera!
Dal ngadal tek âsht tuj fry
Letas mî gjêth era.
Me gzim kângës po i a tham,
M’e largu pak mallin;
Nonse gzushëm un nuk jam,
Po e ikaj pak hallin.
Ti, moj kâng, del prej pylls jasht,
Se un ktu po ndalem!
Ne t’pvett lulja q’e kam dasht,
Thuj me shndet i falem!
Shko ti pra edhe m’i thuj,
Qi atê s’harrova!
Çiltas ti diftoj gjithkuj,
Se me lot këndova!
Hil Mosi