Lamtumir!

Lamtumir! - Me lot tuj kjamun
T’ap të fundshmin lamtumir,
Se erdh koha per m’u damun,
Erdh ky ças kaq fort i vshtir.

Lamtumir! Ket fjal tuj t’thânun
Shum kujtime n’mênt me shkojn—
Sa n’ket ças qi jam tuj t’lânun
Lotët syt jan kah m’i mblojn.

Lamtumir! - Nji zjarm dashtnije
M’thot: «Kthe prap, se s’gjên dashtnië!»
Veç nji tjeter flak Shqypnije
M’shtyn në luft per t’shêjt lirië.

Lamtumir! Me zâ të thymun:
Lamtumir, o vash e mjer!
E në kjoft qi s’kam me kthymun
Lamtumir per t’fundshmen her!

Pjesa e radhës
Prej së largut