Lulja e dashtun

(Mbas Heine).

Ti je sikur nji lule,
E dlirt e plot qetsië;
Nji her un ty me t’kqyrun,
Un ndezem plot dashtnië.

Dishroj t’dy duert e mia,
Mi kry un me t’i pshtet,
Zotyn m’e lut me t’mbajtun:
Të bukur, t’dlirt e t’qet.

Pjesa e radhës
Nji ftyrë e dukëshme