Nonse larg shojshojt na jemi,
Na të dy prap gjindna ngjet,
Zêmrat njitun t’dy i kemi;
Njêna tjetren rrin e thrret.
Nonse larg un jam prej tejet,
Prap se prap nuk âsht ashtu;
Ti m’nji dukesh para mejet,
M’bâhet se të kam njiktu.
Nonse na sot rrim të damun,
Un ket t’damun nuk e njof;
M’gjan se prap jem tuj u pamun,
E gjithkunt përpara t’shof.
T’dy shojshojn jem tuj dishrumun
Me kuvênd dy fjal dashtnî;
Un gjithkah jam tuj kalumun,
Zânin t’ânt jam kah e ndî.
Hil Mosi