Lamtumir!

Lamtumir, se t’rreptat arm arbnore
An e kânt tek jan sot kah kërsasin!
N’arm të gjitha zêmrat djelmënore,
N’luft të shêjt pr’atdhen me vdek i thrasin.

Lamtumir! dhe lot përmallshëm dalun
T’apin ty prej zêmre nji t’përshndetun.
Lamtumirë! e t’gjith un t’a kam falun,
Se dashtnorin mâ nuk ke m’e gjetun!

Lamtumir, për mâ të fundshmen hera!
Vllaznit t’on të gjith me gzim na presin,
S’e atdhes ashtu sot p’e don ndera,
Qi për tê tuj qesh të shkojm të vdesim.

Lamtumir! E n’kjoft për t’fundshmen hera:
Lamtumir! U kput për mu dishiri!
Kshtu nuk dahen kurr dy zêmra tjera
Ndryshe duhet t’ishte lamtumiri!

Pjesa e radhës
Shperblim