Lamtumir! Me lot tuj kjamun
T’ap të fundshmin lamtumir!
Erdhi koha për m’u damun,
Erdh ky ças kaq fort i vshtir.
Lamtumir! Ket fjal tuj t’thânun,
Shum kujtime n’mênt më shkojn;
Sa n’ket ças, qi jam tuj t’lânun,
Lotët syt jan kah m’i mblojn.
Lamtumir! Nji zjarm dashtnije
M’thot, kthe prap, se s’gjên dashtnië!
Veç nji tjeter flak Shqypnije
M’shtyn në luft për t’shêjt lirië.
Lamtumir! Me zâ të thymun:
Lamtumir, o vash e mjer,
E në kjoft se s’kam me kthymun,
Lamtumir, për t’fundshmèn her!
Hil Mosi