Ah, i zi për mu kje fati!
Ah, ç’kam hjekun un i ngrati
Tash në koh të djelmëniës!
Zêmra e ême t’gjitha hoqi…
Vashen s’di se ça m’a shkoqi
N’mâ të bukuen koh t’dashtniës! —
T’bukrat ândrra, plot shpresime
Shpesh më shkojn nepër kujtime,
Kah do t’shkoj e kudo t’rri;
E per s’larg t’pves moj dashtnore:
Pse defrimin t’êm m’a more?!
Ça t’paç bâ. as un s’e di!
Fat' i zi
Pjesa e radhës
N'dasht!
Hil Mosi