Kujtime natet

Alles wiegt die stille Nacht
Tief in süssen Schlummer;
Nur der Liebe Sehnsucht wacht
Un der Liebe Kummer.

Th. Körner.

Prêj dritares hîn vetima,
Fryn nji er e nji duhi;
M’nji tek ndîhet bumbullima,
Pa pushumun po bje shi.
Asht mjesnat e t’gjith pushon!
E kjo zêmer ty t’kujton!

Mî jestek m’nji krah rri pshtetun,
Por ky shpirt pushim nuk gjên
E me mênt te ti kam tretun,
Tash qi n’gjum ti je kah flên,
Larg ti je, por prap s’jam shkret,
Se ç’do ças ti m’dukesh ngjet.

Thell e thell âsht shtymun nata,
Asht nji nat plot përmallim!
E kjo zêmer çu e ngrata,
Ty, veç ty të ka n’kujtim
T’gjith veç mejet n’gjum ka ra,
Gjum mâ t’mir për mu nuk ka!

Pjesa e radhës
Ndrrim