Mu prej majes Kaps e mblodha
Njiket lule plot dishrim,
E nër t’gjitha un t’a zgjodha,
Ty, Manush, si nji kujtim.
Asht nji lule si e mjershme,
Prej nji vendit n’gjak q’u la,
Prej njasaj malsiës së vjeshme,
Ku dashtnori n’luft pat ra.
(*) Fjala gjermanishte per piano (italisht).
Pra n’kujtim ket lule ruje —,
Moj e dashtuna Manush,
E si moter atê duje
Se ather ti ma do t’dush!
Hil Mosi