E mban mênt sa fort u doshim,
Kur na ishim t’vogjel fmië?
Sa me gaz të math na loshim,
Pa kujtime për djelmnië?
Ah, ç’at’her sa koh ka shkumun,
Qi shojshojn s’e patme pa!
Zêmrat ndêjne krejt largumun,
Ç’se të dy na kjeme da.
Zêmrat ne na i dau mergimi,
N’mênt fminia na shkoj rrall,
Na hutoj shpesh her idhnimi,
Tuj na mbushun plot me mall.
Mbas sa kohet bashk na jena,
N’ket koh t’bukur në t’rinië;
Pra dashtniën a s’do t’a kena,
Si e kishim t’vogjël fmië?
Hil Mosi