Koha

Dal kadal po shkon djelmnia,
Po n’vetmië kalon kadal,
E veç vetëm dashunia
Bân q’ajo t’kaloj si val.

T’imta, çasta e çastore,
T’gjitha po kalojn pa prâ;
N’terr kalon kjo koh djelmnore,
Qi po ik edhe s’kthen mâ.

T’gjith po ik në vorr t’harrimit,
N’kjoft se n’terr kadal kalon,
E veç vetëm nër ditt gzimit
Koha ik me turr e shkon —

Shkon e ik, por kurr s’harrohet,
T’rrin gjithmon e gjall n’kujtim;
Skami, zia,… t’gjith largohet,
E t’gjith koha kthen në gzim.

Pjesa e radhës
Djelmnia