O j’anno
O gioventù primavera della vita.Dante
Krejt njashtu sikur prêndvera
Qesh me lule gjith blerim,
Edhe ik e shkon si era,
Dhe djelmnia ik n’shpejtim —
Por prêndvera ka ndryshime;
Tuj u qeshun shkon e vjen;
Por djelmnia pa dyshime
Ik, e mâ ajo nuk kthen.
Hil Mosi