Kânga e Majit

(Mas Goethe)

Se sa me kândje
Natyra â vesh!
Sa i ndritshem dielli!
T’gjith fusha qesh!

Me mia lulesh
Ç’do deg âsht mblu;
Kshtu zogjt me mia
Tek jan tuj kndu —

E gzim e kândje
Ç’do gjoks po ndîn;
Fatbardhësia
Ç’do zêmer ngîn.

Dashtnië e âmbel,
Me plot defrim
Si rê agimit
Në roxullim!

Me hijen t’ânde,
Kahdo qi lshon,
N’nji ded plot lule
Gjithsiën bekon.

O vash e dashtun,
Sa fort të du!
Si m’kqyr aq âmbel!
Sa m’don ti mu!

Njashtu bylbyli
Don ajr e kndim,
E n’voes t’gjith lulet
Tek gjêjn freskim —

Un ty të due
Me zêmer t’dlirt,
Se ti m’ep mue
Gjallim në shpirt.

Per kâng të reja
Ti zèll po m’shton;
Ti kjosh e lume,
Njashtu si m’don!

Pjesa e radhës
Lulja e dashtun