Fatbardhesie e ânderr

(Mbas Goethes)

Shpesh her ti n’gjum na pae bashkumun,
Perpara 'lterit t’dy tuj shkumun:
Ti si nji gru, un si nji trim.
Dh’un m’gjum prej buzve t’uja mora
Aq t’âmla t’puth’na për shum ora,
E n’to nn gjeç aq her defrim.

Fatbardhësia qi na ndîme
Për sa sa koh veç me kujtime,
Si koh me knaqësiën kaloj,
Por ândrrat kurr s’u vertetune,
E t’puth’ nat n’ândrra sot u shndrrune,
E si nji t’puthun gzimi shkoj.

Pjesa e radhës
E fundshmja mbrâme